Presidenti Erdogan në Azerbajxhan, takohet në darkë me homologun Aliyev

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili arriti në Azerbajxhan për të marrë pjesë nesër në ceremoninë e Parakalimit të Fitores me rastin e çlirimit të territorit të pushtuar nga pushtimi armen, u takua në një darkë me presidentin e këtij vendi, Ilham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).

Në darkë morën pjesë edhe zonjat e para, Emine Erdoğan dhe Mihriban Aliyeva.

Më pas, Erdoğan dhe bashkëshortja e tij kaluan në hotelin ku do të qëndrojnë, ku u pritën nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, kryetari i inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan, dhe zyrtarë të tjerë.