Procesi i njohjes së diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore tani do të realizohet në mënyrë elektronike

Shpërndaje

Shërbimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për qytetarët po digjitalizohen, procesi i njohjes së diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore tani do të realizohet në mënyrë elektronike

Procesi i digjitalizimit të arsimit si një nga qëllimet prioritare në angazhimet programore të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me qëllim të modernizimit dhe integrimit të sistemit nacional arsimor në hapësirën arsimore evropiane, ndër të tjera, nënkupton edhe digjiitalizimin e shërbimeve të cila ju ofrohen qytetarëve.

Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgatiti një plan veprimi i cili parashikon ndryshim në mënyrën dhe thjeshtimin e procedurave përmes të cilave qytetarët do të mund të drejtohen për të marrë një shërbim të caktuar për të ushtruar një të drejtë të caktuar.

Pëveç konkurseve për bursa, digjitalizohet edhe procedura për njohjen e kualifikimeve arsimore të arsimit fillor, të mesëm dhe arsimit të lartë të fituara jashtë vendit. Për këtë qëllim, janë përgatitur shërbime elektronike përmes të cilave mund të parashtrohen kërkesa për nostrifikim dhe ekuivalentim të kualifikimeve arsimore të fituara jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me të gjitha dokumentacionin e domosdoshëm në pajtueshmëri me dispozitat ekzistuese ligjore, ndërsa njëkohësishtë edhe pagasa do të bëhet në mënyrë elektronike. Softueri i pëgatitur mundëson menaxhim elektronik dhe zgjidhjen e çështjeve nga komisionet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Shërbimet elektronike mund të arrihen përmes portalit nacional për shërbime – e www.uslugi.gov.mk, me një kërkim të thjeshtë.

Procesi i digjitalizimit është realizuar me mbështetjen e Qendrës për Menaxhimin e ndryshimeve dhe Ambasadën e Britanisë në Shkup, si partnerë të MASH-it dhe përgjithësi Qeverisë së RMV me qëllim të përparimit të standardeve në të gjitha segmentet e shoqërisë, duke përfshirë edhe përparimin e shërbimeve të cilat institucionet e sistemit i ofrojnë për qytetarët.

Integrimi i shërbimeve në portalin uslugi.gov.mk është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë.