Pronari i kafenesë merr përgjegjësinë: Bitën e kam shok, po të isha në lokal nuk do ta lejoja të ndodhte

Shpërndaje

Pronari i kafenesë ku iu do*gjën duart një shitësi të cig*areve, Dardan Bunjaku ka dalë me një sqarim tjetër për rastin.

Bunjaku përmes një postimi në Intagram është arsyetuar se nuk ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur rasti, shkruan Reporteri.

Ai ka thënë se shitësin e cig*areve e ka shok dhe po të kishte qenë prezent nuk do të lejonte të ndodhte diçka e tillë.

“Pas shumë komenteve dhe keqkuptimeve po e jap edhe një sqarim në këtë post. Po e përsëris që kur ka ndodh ngjarja unë personalisht nuk kam qenë present pasi që edhe Bitën e konsideroj shok dhe nuk e kisha leju me bo një gjë të tillë!”, ka shkruar Bunjaku.

“Nuk oshtë e natyrës tem me poshtru ose me bo shaka me asnjë njeri e aq ma pak për Bitën që e mirëpres në lokal dhe mundohem t’i ndihmoj me mundësit e mija. Nëse do të ishte për famën, nuk kisha dal drejtëpërdrejt të bëj deklaratë me emrin tem dhe nuk do të lejoja që ajo video të postohej në rrjete, meqenëse unë po e kër*cënoj Bitën. Prandaj ju kisha lut mos me paragjyku. Këto lloj “shaka” siç e ka bo Bita, i bojn edhe fëmijët e juve dhe është e pamundshme të paradalohen”, ka shkruar Bunjaku në Instagram.