Propozim ligji i ASH-AAA është racional, të mbështetet nga gjitha partitë shqiptare, apelojnë analistë e opinionistë

Shpërndaje

Koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa propozon ndryshime në ligjin për nënshtetësi që do t’u mundësonte një numri të madh të qytetarëve shqiptarë të sigurojnë këtë të drejtë, e cila deri tani u është mohuar. Propozimi parasheh ndryshime në disa nene kontestuese që u mundësonte shërbimeve sekrete të konstatojnë se një qytetar është I rrezikshëm dhe kjo I pamundëson që të pajiset me nënshtetësi.

Ky propozim ka hasur në mbështetje të shumë opinionistëve dhe analistëve politik në vend, ndërsa të njejtit i bëjnë thirrje gjithë spektrit politik shqiptarë që të mbështesin propozim ligjin e ASH-AAA.

Botuesi i gazetës Koha, Arben Ratkoceri në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se propozimi i koalicionit AAA-ASH është shumë i qëlluar për të zgjidhur një problem jetik për shqiptarët. Sipas tij problem që BDI nuk ka pasur ide që ta zgjidhë ndër vite.

“Koalicioni AAA-ASH, me një të “ramë” shumë të qëllume , përmes propozim – ndryshimeve të Ligjit për shtetësi, përplas “shtetin e thell” me frymëzim antishqiptar si dhe BDI-s ia ” humb busullën” me diçka vështir të rrefuzueshme.. Kjo parti tash e gati 15 vite në pushtet përvec disa zgjidhjeve parciale as që ka pas ide se si tu jep zgjidhje një numëri jo të vogël të shqiptarëve të lindur e rritur në Maqedoni e nuk u jepet shtëtësia, kryesisht atyre që kanë origjinë të herëshme familjare nga Kosova. Në ndër kohë për serb me.status identik nuk dihet asnjë rast.

Hera e parë që ky koalicion ofron zgjidhje konkrete racionale në raport me aktivitetin e saj te deritashë të bazuar në folklor, patetizëm, mungesë idesh dhe veç konstatim problemesh e pa ofert për zgjidhje konkrete të mundëshme. Urojm të mos i marrim “msysh”, ka shkruar Ratkoceri.

Nga ana tjetër edhe politologu Xhenur Iseni ka përshëndetur këtë propozim të koalicionit duke i bërë thirrje gjithë deputetët shqiptarë pa marrë parasysh ngjyrave partiake të mbështesin propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për nënshtetësi.

Ai njëherit ka kritikuar Apasievin i cili nxjerri vrerë kundër këti ligji që mund të përfitojnë shqiptarët.

“Apasievit nuk i pengon që maqedonasit të marrin shtetësi bullgare, dhe as qe e qel gojen bile edhe pse këta të fundit po ia kontestojnë identitetin e tij. Ndërsa sot me propozim ligjin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës gati se nuk qenka çmendë pse mbi 50 mijë shqiptarë më në fund do të marrin shtetësinë e vendit ku jetojnë e ku kanë lindë. Deputetët shqiptarë pa dallim partie, duhet të mbështesin këtë propozim të koalicionit ASH-AAA”, ka shkruar Xhenur Iseni, politolog.

Edhe Bekim Qoku, opinionist, ka adresuar kritika të ashpëra ndaj liderit të Levicës Apasiev. Sipas tij ky lider godet shqiptarët që të përfiton politikisht duke sulmuar njëherit edhe propozimin e ASH-AAA.

“Apasiev, Pse jo? Dikush me siguri i ka sugjeruar, se nëse do të rritesh e të fitosh elektorat dhe pikë politike duhet t’u biesh shqiptarëve, ama sa më fort që mundesh. Ai ashiqare po kërkon sherr me shqiptarët. Në kulmin e konfliktit me bullgarinë për identitetin e shpifur të tij, ai kapet me shqiptarët e gjorë, me shqiptarin kokulur, kozmopolit, evropian. Epo pushka top iu bëftë! (Dimitar Apasiev është kryetari i partisë Levica (E majta) dhe deputet në parlamentin e MV. Me qëndrimet fashiste të tij, sidomos kundrejt shqiptarëve, fama e tij po rritet dita ditës)”, ka shkruar Bekim Qoku.

Këto ndryshime deputeti i Të majtës, Dimitar Apasiev i sheh si mundësi që 70 mijë kosovarë të pajisen me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut.

“Mbrëmë, vetëm që të sigurojë kuorum për të votuar rendin e ditës, shumica qeverisëse e miratoi një propozim shovinist të Aleancës dhe Alternativës, për ndryshime kontroverse në Ligjin për nënshtetësi- me procedurë të shkurtuar, me të cilin në mënyrë artificiale, u mundësohet 70 000 kosovarëve të bëhen shtetas të Maqedonisë”, ka deklaruar Apasiev.

Pajisja me nënshtetësi ka qenë një ndër premtimet parazgjedhore të koalicionit Aleanca Për shqiptarët dhe Alternativa, dhe nga dita e djeshme është futur në procedurë kuvendore.