Proteston anëtari i LDK-së: “Isa ik, Vjosa kryetare e LDK” (Foto)

Shpërndaje

Rrustem Luzha nga Kaçaniku, i cili jeton në Gjermani, ka dalë sot për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht tek shtatorja e ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Luzha, i cili për disa orë ka qëndruar aty, deklaroi se është anëtar i LDK-së që prej themelimit të kësaj partie.

“ISA IK”, “VJOSA kryetare e LDK”, “Mjaft manipulimit”, ishin disa prej shkrimeve të pankartave që ai i mbante në duar.