Proteza e Stewart fluturon jashtë ringut, goditja e Markut ‘hit’ në internet (Video)

Shpërndaje

Florian Marku tregoi edhe një herë vlerat e tij mbrëmjen e djeshme në duelin kundër Jamie Stewart. Përpos paraqitjes fantastike dhe dominimit të sfidës nga ana e boksierit tonë, gjyqtari i takimit vendosi që kjo përballje të mbyllej në barazim.

Marku ishte fantastik gjatë gjithë ndeshjes, por fansat kanë kapur një episod, që tashmë po bëhet hit në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një moment në raundin e tetë, kur Floriani lëshon një grusht të fuqishëm në fytyrën e anglezit, aq sa këtij të fundit i fluturojnë jashtë ringut protezat.

Duhet theksuar se ky ishte barazimi i parë për Markun, pas shtatë fitoresh si boksier profesionist. Pas ndeshjes ai nuk e pranoi rezultatin dhe deklaroi se gjytari vendosi për ta mbyllur në barazim vetëm ngaqë ai është nga Shqipëria. /abcnews.al