Publikohen fotot/ Shtëpia e Jakup Krasniqit e djegur nga forcat serbe në 1999

Shpërndaje

Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa ka publikuar në Facebook disa fotografi të shtëpisë së babait të saj të djegur nga forcat serbe në vitin 1990.

Gresa i ka publikuar fotot me mbishkrimin “UÇK – ndërmarrje e përbashkët çlirimtare”.

Gjithashtu Gresa krah fotove shkruan: Shtëpia e Jakup Krasniqit dhe vëllezërve të tij në Negroc, 1999.

Kujtojmë se ish-kryeparlamentari Jakup Krasniq së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale.