Publikohet letra e Albin Kurtit ku i ankohej amerikanëve se po e rrëzojnë nga pushteti

Shpërndaje

Ish-kryeministri Albin Kurti, ju ishte drejtuar me një letër zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, se po e rrëzojnë nga pushteti partitë në Kosovë.

Kurti përmes një letre i ankohej Mike Pence se po e rrëzojnë nga pushteti, kështu duke sjellur shqetësim shumë të madh në Kosovë se si një kryeministër po i drejtohej ashtu Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë letër Kurti ankohej se gjitha partitë në Kosovë, përfshirë edhe atë të koalicionit LDK, kanë nisur një mocion për rrëzimin nga pushteti se Qeveria që po udhëheq ai nuk është amerikane sa duhet dhe nuk po i dëgjon këshillat e Shtëpisë së Bardhë.

Mirëpo, Kurti shkruante në këtë letër drejtuar amerikanëve, se po dëshirojnë ta rrëzojnë nga pushteti për të mbrojtur individë nga persekutimi për korrupsion dhe që po dëshirojnë të shmangin akuzat e mundshme nga Gjykata në lidhje me pasurimin e tyre.

Në letër po ashtu Kurti i ankohej Mike Pence, se ish-presidenti Hashim Thaçi ka mundur ta keqinformojë ambasadorin Richard Grenell për planet e tij “për shkëmbime territoriale me Serbinë”, ku Kurti thoshte se këto plane të Thaçit mund ta qojnë Kosovën e Serbinë drejtë një lufte të re në Ballkan.

Po ashtu, lideri i VV’së, Albin Kurti i kërkonte Mike Pence që ai të vazhdon të udhëheq Qeverinë e tij pavarësisht rrëzimit deri në zgjedhjet e reja.

Madje, Albin Kurti i kërkonte që ta telefononte Mike Pence për t’ia treguar situatën në Kosovë që po ndodhte atë kohë.