Pyetje të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Parashtrimi i pyetjeve të deputetëve është në rendin e ditës të seancës së sotme të 27-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç u njoftua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e djeshëm me gazetarët, seanca do të mbahet sipas procedurës së zakonshme për pyetjet e deputetëve, ndërsa prioritet do të kenë deputetët e opozitës VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarë dhe E Majta.

Çdo pyetje e tretë në seancë, e cila do të fillojë në ora 11 të mëngjesit, do të jetë nga deputetët nga shumica qeverisëse LSDM dhe BDl.