Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Bullgaria e vërtetoi veton, do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese njoftoi se “Bullgaria e vërtetoi veton, janë tradhëtuar vlerat evropiane dhe pritjet e qytetarëve ndërsa Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe të zbatojë standarde evropiane”.

“Qeveria e RVM-së edhe në këtë rast shpreh zhgënjimin që BE nuk gjeti mënyrë të merret vendim pozitiv për miratimin e Kornizës negociuse, që do të mundësonte konferencën e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV-së që të mbahet në fund të vitit 2020, gjatë kryesimit gjerman me BE-në”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ata shtojnë se për fat të keq u vërtetua vetoja bullgare që nuk lejon fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut edhe pse sipas raporteve të institucioneve evropiane, thuhet në njoftim, janë përmbushur të gjitha kriteret për t’u pranuar korniza negociese dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për të nisur bisedimet.

“Ne i përmbushëm premtimet, ndërsa BE nuk i mbajti premtimet e veta. Bullgaria dhe BE e përsërisin gabimin në raport me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ky gabim është motivim shtesë për ngritjen e interesave të shteteve tjera./Telegrafi