Radhë të qytetarëve në “Zahir Pajaziti” në pritje për t`u testuar (Foto)

Shpërndaje

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet edhe të mërkurën ka vazhduar testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

IKShPK-ja ka nisur testimin në këtë shesh gjatë së martës me qëllim të sensibilizimit dhe parandalimit të COVID-19.

Drejtori i këtij institucioni Naser Ramadani, tha se gjatë së martës janë testuar 400 qytetarë, kurse veç deri në orën 10:00 kanë testuar mbi 100 persona.

“Kanë dalë pritshmërinë tona pasi e kemi pritur që gjatë ditës se sotme do të rritet numri”.

Mes tjerash Ramadani tha që për dallim me numrin e testimeve ka pasur një numër të vogël të rasteve pozitive.

Shaqir Gashi e ka mirëpritur iniciativën e IKShPK-së për testime në shesh, raporton EO.

“Kam pare në televizor për këtë iniciativë, është iniciativë e mirë dhe pres me bë testin”.