Ramush Haradinaj: Formimi i Ushtrisë ishte një ndër vendimet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë!

Shpërndaje

Sot, kur shënojmë dy vjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë.

14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë.

Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon.

Kosovë, urime dy vjetori i Ushtrisë!

RH