Ronaldo befason me deklaratën për Messin: E kam përzemër, nuk është rivali im!

Shpërndaje

Pas fitores ndaj Barcelonës, Cristiano Ronaldo ka zbuluar raportin që ka me sulmuesin katalanas, Lionel Messi.

Gjatë një interviste për Moviestar, Cristiano deklaroi se Messin nuk e shikon si rival.

“Gjithmonë kam pasur raport shumë të mirë dhe të përzemërt me Leon. 12, 13 apo 14 vite kemi qënë së bashku në të njëjtat ceremoni. Asnjëherë nuk e kam parë si rival”.

“Gjithmonë kemi kaluar mirë. Ai mundohet të bëj më të mirën për ekipin e tij, njësoi si unë për skuadrën që përfaqësoj. Por, e dimë se në futboll, për mediat, spektaklin kërkohet rivaliteti”, u shpreh ai.