Rudina Hajdari: Ku i çojnë paratë që marrin borxh për Covid-in?

Shpërndaje

Deputetja Rudina Hajdari, në seancën e sotme plenare në Kuvend deklaroi se konsumi në vend është tkurrur dhe se sipas saj edhe pse janë më shumë borxh për situatën e pandemisë, janë investuar shumë pak në shëndetësinë.

“Ku i çojnë paratë që marrin borxh për Covidin. 15 milion euro të tjera borxh për përballimin e pandemisë. Mua më shqetëson se ku i çojmë paratë që i marrim për COVID-in, që nga fillimi kemi marrë 1.2 mld euro borxh.

Kur deficiti është i ulë, pse marrim kaq shumë borxh, apo po përgatitjet për fushatën. Qeveria Rama as 150 milion eurot nuk i ka çuar për përballiminin e krizës, edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paktet e mbështetjet e Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e rajonit, Rama merr më shumë para borxh dhe ofron ndihmën më të vogël për qytetarët.

Fatkeqëve që mbeten pa punë, iu dhamë një kompensim qesharak. Rama ka kontribuar diku te 150 milion eurove, pse u morën kaq shumë borxh kur plani ishte që të përdorim kaq pak dhe meqë këto lekë. Kemi marrë borxh dhe një Zot e di se ku janë çuar këto lekë, i keni çuar në koncesione dhe PP, hajde bëjmë një gjë të mirë dhe për qytetarët tanë”, tha Hajdari.