Salih Mustafa nesër do të dalë para Gjykatës Speciale

Shpërndaje

Salih Mustafa nesër paraqitet para gjykatës, ish krerët e UÇK-së do të dalin para gjykatës me 17 dhjetor.

Janë bërë gati tre muaj që kur Salih Mustafa është arrestuar.

Me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, ish pjesëtari i UCK-së, u transferua në Hagë, ndërsa atje po vazhdon të bahet në paraburgim.

Salih Mustafa i njohur me nofkën CALI, ka një aktakzuë të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, të hënën ai do të paraqitet sërish para gjykatësit të procedurës paraprake.

Në Dhomat e Specializuara, do të bahet konferencë për ecurinë e çështjes.

Mustafës i është vazhduar paraburgimi nga gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Gillou.

Ky i fundit ka përmendur tre arsye se pse ish pjesëtari i UCK-së, duhet të mbahet në paraburgim.

Sipas tij, nëse Sali Mustafa lihet i lirë, ekziston rreziku i arratisjes.

Sipas vendimit të Gjykatës Speciale, gjithashtu ekziston edhe rreziku i kryerjes së ndonjë vepre penale, nëse Salih Mustafa lihet i lirë.

Ndërkohë, cështjet procedurale të kësaj lënde do të diskutohen me 14 shtator.

Në një seancë të ngjashme por në datë tjetër do të paraqiten edhe katër ish krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, në konferencë për ecruinë e cështjes do të paraqiten me 17 dhjetor.

Në këtë seancë sipas vendimit paraprak të gjykatësit do të diskutohet kryesisht për materiale që duhet të zbulohen mes palëve.

Pos kësaj në këtë konferencë do të diskutohet edhe për hetimet e prokurorisë edhe për disa çështje për të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke hetuar ende.

Në këtë seancë paraqitje do të ketë edhe mbrojta e të akuzuarve.

Ndërkohë, avokatët e Hashim Thaçit, tashmë kanë dorëzuar një parashtresë përmes së cilës kërkojnë të që ish drejtori politik i UCK-së, të lirohet me kusht.