Sela: Adminsitratorët shqiptarë i takojnë kategorisë së qytetarëve të diskriminuar

Shpërndaje

Ligji për administratorët që po përgatitet, dëshiron të fsheh të afërmin e një funksionari të BDl-së, i cili ka marrë rrogë 10 vite në Maqedoninë e Veriut, përderisa ai gjithë këto vite punon diku në perëndim dhe këto para i shfrytëzon ky funsionari i BDl-së.

Administratorët që rrijnē në shtëpi, janë kategoria më e diskriminuar e qytetarëve, të cilëve u është mohuar e drejta për të punuar dhe për tu avansuar, që sot ata të ishin udhëheqës institucionesh. Ai administratori tashmë nuk është as bashkëpunëtor i ri dhe ka ngelur në rrogën minimale sikur kur ka filluar me punë.