Shënim për këtë vit, për vitin e ardhshëm dhe pritshmëritë për ekonominë tonë në periudhën e ardhshme 5 vjeçare

Shpërndaje

Në vazhdim është Shënimi i ministrit të Financave Fatmir Besimi për ngjarjet ekonomike gjatë këtij viti, pritshmëritë për vitin e ardhshëm dhe për periudhën deri në vitin 2025.

2020 VITI I PANDEMISË DHE KRIZËS

Në vitin 2020 u ballafaquam me një pandemi dhe krizën më të madhe ekonomike të shekullit

Kaloi një vit me të vërtetë i vështirë – si në aspektin shoqëror poashtu edhe ekonomik. Krizë më e madhe botërore ekonomike dhe shëndetësore e shekullit të fundit. Efekti i saj është shumë herë më i madh se kriza botërore financiare në vitin 2009. Për krahasim, në atë kohë Bruto Prodhimi Vendor në suaza botërore u zvogëlua për 0.1%, ndërsa u prekën më së shumti ekonomitë më të zhvilluara. Këtë vit, ekonomia botërore pritet të tkurret për -4.4%, ndërsa pothuajse nuk ka asnjë ekonomi që është kursyer nga kriza.

Kriza është përhapur në të gjitha vendet e botës me intensitet të ndryshëm, por pa dallim gjithandej më të goditura ishin kategoritë më të ndjeshme, si amvisëritë me të ardhura të ulëta, migrantët, punëtorët në ekonominë joformale dhe gratë. Ndikimi i krizës ishte më i madh në disa sektorë – turizëm, një pjesë të madhe të degëve industriale, si dhe tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërsa për sa i përket madhësisë – ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat punësojnë shumë kategori të ndjeshme. Pas 22 viteve, shkalla e varfërisë në botë është rritur.

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 është kriza më e madhe shëndetësore dhe ekonomike me të cilën vendi ynë është përballur në përgjithësi. Falë katër pakove të masave ekonomike, nuk lejuam rënie më të madhe se -4.4% në vitin 2020. Edhe nëse rënia është më e madhe, goditja do të jetë më e vogël sesa tek partnerët tanë kryesorë tregtarë. Deri më tani, përfshirë tremujorin e tretë, rezultati ekonomik është -5.9%, me rënien më të madhe tremujore prej 14.9% në tremujorin e dytë. Përkeqësimi i dukshëm i mjedisit ekonomik global dhe rënia e kërkesës së jashtme të shkaktuar nga kriza shëndetësore ndikuan në aktivitetin e kompanive vendore të eksportit dhe prodhimin industrial, remitancave, ndërsa për parandalim të përhapjes së virusit korona në vend patën ndikim në një pjesë të veprimtarive në kuadër të sektorit të shërbimeve, si tregtia, transporti, hotelieria dhe turizmi.

E gjithë kjo u pasqyrua edhe në buxhetin e shtetit, si dhe në politikën fiskale e cila u zhvillua gjatë vitit. Nga njëra anë, për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik, fluksi i të ardhurave u zvogëlua, ndërsa nga ana tjetër, për shkak të nevojave dhe masave për ballafaqim me krizën e kovidit, ishte e nevojshme të thellohej ana e shpenzimeve, sikurse në të gjitha ekonomitë e tjera në botë.

Lajmi i plotë KËTU