Shpallen rezultatet përfundimtare, VV në Podujevë me 51.9%, Lista Serbe në Veri me me 89.5%

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës.

Kryetarja e Komisionit, Valdete Daka, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se numri atyre që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në Podujevë është 34 873 votues, me kusht dhe me postë 919 votues ose 40.76% të atyre që kanë pasur të drejtë vote.

Ndërsa në Mitrovicën e Veriut , kanë votuar 8 874 persona, raporton arbresh.info

Sipas rezultateve në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 18 286 vota apo 51.9 për qind të votave, derisa në Mitrovicë të Veriut, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.5 për qind të votave.