SKANDALI me ”Iute Credit”/ Mbushte kredi në emër të qytetarëve, shkakton dëm miliona lekësh

Shpërndaje

Shoqëria e kredive “Iute Credit Albania Sh.A”, është përballur me një kallëzim penal. Mësohet se pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Prokuroria ka regjistruar kallëzim penal për shoqërinë e kredive të këtij institucioni financiar., pasi sipas disa qytetarëve, në këtë bankë, një ish-punonjëse e degës Fier, Paula Buzi ka bërë mashtrime lidhur me kreditë që merrnin qytetarët. Mësohet se pranë shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A”, dega Fier, në emër të qytetarëve janë përfituar kredi.

Prokuroria në qytetin e Fierit, ka bashkuar të gjitha provat, ndërsa kryer mbi 35 akte ekspertimi grafik shkrimi dhe nënshkrimi lidhur me verifikimin e të gjitha rasteve të kallëzuara. Pas shqyrtimit të provave, është vërejtur se praktikat e marrjes së kredive nuk janë nënshkruar nga personat, në emër të cilëve rezultojnë të nënshkruara, por janë falsifikuar nga punonjësja e shoqërisë “Iute Credit sh.a”, personi nën hetim Paula Buzi duke përfituar dhe shumat përkatëse, me dëm ekonomik mbi 9.300.000 lekë. Pas këtij rezultati, është vendosur që Buzi të dënohet me masën “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit në kredi”./joqalbania