Sot bëhen 19 vjet prej lirimit të Kurtit nga bu.rgu në Nish

Shpërndaje

Këtë të hënë janë bërë 19 vjet prej kur Kryetari i tanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është liruar nga bu*rgu në Nish të Serbisë.

Ai është liruar pra më 7 dhjetor të vitit 2001 pas një presioni ndërkombëtar për lirimin e të bu*rgosurve politik nga ish regjimi serb.

Ai ishte arrestuar në Prishtinë më 27 prill 1999, ku fillimisht është mbajtur në Prishtinë dhe Lipjan e pastaj është transportuar në Serbi, duke qëndruar në bu*rgun në Pozharevc e pastaj në atë të Nishit.

Kurti ka qenë i dë*nuar me 15 vjet bu*rgim me akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë”.

“Ka ngjarë ajo që më së paku kam dëshiruar, jam liruar i vetëm – individualisht. Shokët e mi vazhdojnë të mbahen pengje nëpër bu*rgjet e Serbisë. Shumica dërmuese e tyre janë me shëndet të rrënuar, ose të plagosur ose të dyja këto, mirëpo ata vazhdojnë të qëndrojnë të fortë moralisht dhe psiqikisht”, ishte shprehur Kurti në pikën kufitare në Merdare pas hyrjes në Kosovë.

“Nuk kam kërkuar që të më amnistojnë ose falin, kam kërkuar vetëm drejtësi, të popullit tim dhe ndërkombëtare. Drejtësia dhe e vërteta në të ashtuquajturat Serbi dhe Jugosllavi kanë qenë dhe janë e kundërta e kuptimit”.

“Nuk duhet fokusuar në lirimin tim por mënyrën e këtij lirimi, motivet dhe pasojat. Regjimi pseudodemokratik i Beogradit lirimin tim e ka përdorur si mjet për t’ua zgjatur robërinë shokëve të tjerë që vazhdojnë të mbahen në bu*rgje. Në këto momente më shumë më mungojnë ata sesa familja ime”./kk/