Specialja refuzon që ta lirojë Thaçin përkohësisht, pritet vendimi edhe për Selimin e Krasniqin

Shpërndaje

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot është mbajtur seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve politikë e ushtarakë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, raporton GE.

Në këtë seancë është diskutuar edhe për kërkesat për lirim të përkohshëm.

Prokurorja e ZPS-së ka thënë se tashmë i kanë kthyer përgjigje ekipit mbrojtës të presidentit Hashim Thaçi në kërkesën që ai të lirohet përkohësisht.

“Sa i takon mocioneve paraprake ne nuk shikojmë ndonjë bazë sa i takon shtyrjes. Sa i takon kërkesës për mocionet për lirim të përkohshëm, prokuroria është kundër këtyre kërkesave, dhe fuqimisht ne e kemi parashtruar dje përgjigjen tonë sa i përket z. Thaçi, e kemi dhënë këtë përgjigje dje brenda afatit”, ka thënë ajo.

Të njëjtin vendim thotë se do ta marrin edhe për kërkesën e njëjtë që ka bërë edhe ekipi i Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Numrin e fjalëve të vëllimit të materialit, të njëjtën gjë do të bëjmë sot për zotin Selimi dhe Krasniqi, të gjitha palët njoftojhen për rëndësinë për parashtrimet e plota”, ka thënë prokurorja.

Në këtë seancë është diskutuar edhe për fillimin e procesit gjyqësor. Palët mbrojtëse kanë thënë se ju duhen më së paku 18 muaj që të kryhen përgatitjet.