Takohen drejtorët e hekurudhave të Maqedonisë dhe Turqisë (Foto)

Shpërndaje

Drejtori i SH.A Hekurudha Transport, Adnan Aziz i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Truqi ka zhvilluar takim në Ankara me drejtorin gjeneral të Hekurudhave në Turqi( TCDD) Ali İhsan Uygun.Me z. Uygun.

Postimi i plotë:

Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot në Ankara, të vizitoj zyrat e Hekurudhave të Republikës së Turqisë, ku takova drejtorin gjeneral të TCDD z. Ali İhsan Uygun.

Me z. Uygun biseduam për situatën aktuale të hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, me ç’rast i urova edhe arritjen historike të tyre, nisjen e trenit të parë të transportit të mallrave në linjën direkte Stamboll – Pekin.

Diskutuam gjërësisht rreth mundësisë së hapjes së linjës Shkup – Stamboll për transportin e udhëtarëve, ku z. Uygun shprehu gatishmërinë për të punuar në këtë drejtim.

Gjithashtu, TCDD do t’i dhurojë HRMV – Transport dy lokomotiva që do të shërbejnë për rritjen e kapacitetit të transportit të mallrave.

Me z. Uygun u dakorduam për thellim të bashkëpunimit mes hekurudhave të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dy shtete mike, të cilat gjithmonë i kanë dalur krah njëra tjetrës.