Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, dalin sot para Speciales

Shpërndaje

Gjykata Speciale do të mbajë seancë për ecurinë e procesit ndaj gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, do të paraqiten para Dhomave të Specializuara.

Më 5 nëntor u konfirmua aktakuza ndaj Thaçit e Veselit e më pas edhe u dërguan për në Hagë.

Ndërsa një ditë më herët, ishin bastisur shtëpitë e Jakup Krasniqit.

Ish-pjesëtarët e UÇK-së akuzohen për “krime lufte”.

Gjykata Speciale ishte votuar në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2015. Një insistim ndërkombëtar bindi aso kohe partitë e pushtetit ta votojnë Specialen.