“Ti mu lopë a?”: Policja grushton një vajzë në afërsi të një shkolle në Prishtinë

Shpërndaje

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë parë në afërsi të një shkolle në kryeqytet, ku një police prezente shihet duke e goditur një vajzë e cila sipas pamjes në video duket të jetë e mitur.

Në video të publikuar nga Telegrafi shihet se polici tjetër vetëm qëndron duke e shikuar kolegen. Nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar vajzat, e as arsyeja e reagimit të tillë nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu në video shihen edhe kalimtarë të rastit të cilët nuk reagojnë, ndërkaq policja vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”, thotë policja disa herë.