Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë – detajet dhe pamjet e para

Shpërndaje

Një tërmet me madhësi 5.2 goditi pjesën veriperëndimore të Kroacisë këtë mëngjes, me epiqendrën 12 kilometra në jugperëndim të Sisak, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Përveç kësaj, sipas mediave të huaja, Shërbimi Sizmologjik Kroat njoftoi se, pas tërmetit të fortë këtë mëngjes, zona e Petrinja u godit nga dy tërmete relativisht të fortë në një periudhë shumë të shkurtër kohe.