UEFA me dorë të hekurt ndaj gjyqtarit rumun që përdori shprehje raciste, dënim tejet i rëndë për të

Shpërndaje

Sebastian Coltescu është bërë njeriu më i përfolur në botën e sportit.

Gjyqtari rumun përdor një shprehje raciste ndaj ndihmës trajnerit të Istanbul Basaksehir, Pierro Webo në ndeshjen që skuadra turke e zhvilloi ndaj Paris Saint Germain.

Klubi turk u largua nga fusha dhe nuk pranuan vazhdimin e ndeshjes me gjyqtarin rumun në fushë.

Ndeshja u zhvilluar ditën e nesërme me UEFA-n që vendosi t’i ndërrojë gjyqtarët e saj.

Por shtëpia më e madhe e futbollit botëror është treguar me dorë të hekurt kundrejt gjyqtarit Sebastian Coltescu.

Sipas asaj që ka mësuar gazeta spanjolle ‘El Pais’, UEFA ka marrë vendim që gjyqtari rumun të përjashtohet përgjithmonë nga garat evropiane.

Vendimi i UEFA-s pritet të publikohet në fillim të javës së ardhshme.

Ky është një dënim jashtëzakonisht i rëndë, por edhe një mesazh i fuqishëm nga UEFA në luftën kundër racizmit. /Telegrafi/