Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dë.non sjelljen e policisë maqedonase ndaj gazetarit Marin Mema dhe ekipit të “Gjurmë”

Shpërndaje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhu*nën e segmenteve të policisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj kolegut, gazetarit të njohur Marin Mema dhe ekipit të emisionit të tij “Gjurmë” , të ngjarë disa ditë më parë në Prilep, ndërsa udhëtonin për realizimin e emisionit të radhës.

Ja reagimi i plotë:

Sjellja policore dhe intervistimi agresiv dhe me tone te papranueshme, per arsyen e vizites dhe regjistrimit ne kete zone ndaj gazetarit Mema, perben nje rast te paprecedent dhe plotesisht pengues per gazetarin.

UGSH e den*on kete sjellje dhe episodet policore ndaj gazetarit. E konsideron kete rast si evokim te shemtuar te sjelljeve policore shteterore te ngjashme me kohet e diktaturave dhe te shteteve autoritariste. Fakti qe urdhri ka qene i percjelle nga nivelet e larta drejtuese te Policise se Shtetit te Maqedonise se Veriut, flet qarte per nje shkelje zyrtare te se drejtes se gazetarit per te qarkulluar i lire dhe i papenguar ne ushtrimin e detyres profesionale te tij.

Unioni i Gazetareve Shqiptare e denoncon kete episod si prove alarmante per sjelljen albanofobike te policise maqedonase si dhe elementeve te sherbimeve sekrete ne kete shtet. Nderkohe qe gjejme rastin te sjellim ne vemendje te opinionit zyrtar shqiptar dhe atij grek, per ta thyer heshtjen e gjate te autoriteteve greke per shpalljen non grata te gazetarit Marin Mema. Me heret do te duhej te ishte hewur nje mase e tille dhe se shembuj te tille ekspozojne nje problem serioz te lirise se qarkullimit dhe raportimit te gazetareve shqiptare ne hapesirat shteterore te vendeve fqinje.

Ky reagim vlen per terheqjen e vemendjes dhe reagimit solidar te fuqishem te organiAtave te gazetareve profesioniste ne Maqedonine e Veriut, ne Greqi dhe sidomos edhe organizatave me te rendesishme te BE-se, pasi konstatojme se tendenca dhe praktikat penguese vijojne te shtohen ne tri shtete te rajonit tone si ne Greqi, Serbi dhe Maqedonine e Veriut.”, nënvizon UGSH.