Ushtrimet në kushtet e shtëpisë që do të japin rezultat për një muaj (Video)

Shpërndaje

Ushtrimet e trupit janë shumë të rëndësishme për të pasur një shëndet të mirë, i kombinuar edhe me një dietë ushqimore.

Më poshtë do të shikoni një video ushtrimesh për trupin. Nëse jeni fillestar, përsëritni këto ushtrime 2 herë në javë, por më vonë mund të sforconi dhe këto ushtrime do t’i bëni edhe deri 4 herë në javë.

Ju duhet vetëm vullnet dhe muzikë e mirë për të tonifikuar trupin.

Stërvitja fillon me ushtrimet e muskujve të barkut, në kohëzgjatje prej 15 minutave, pastaj pasojnë 10 minuta ushtrime për vithe dhe në fund fokusohuni te këmbët dhe bëni ushtrimet të cilat zgjasin gjithashtu 10 minuta.

Ushtrimet përfundojnë me tendosje në kohëzgjatje prej 5 minutave. Me këtë formë të ushtrimit do të digjni midis 300 dhe 400 kalori, do të nxisni metabolizmin dhe do të formoni muskujt, ndërkaq pas një muaji do të vëreni rezultate të dukshme.