Vajza lë Greqinë për të, djali i rritur në jetimore: Nuk kishim ç’të hanim…

Shpërndaje

Emanuela është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i kërkuar falje bashkëjetuesit të saj Semit për problemet që kanë hasur gjatë dy viteve lidhje. Ata janë njohur përmes Facebook dhe ranë në dashuri.

Familja e Emanuelës e cila jeton në Greqi nuk janë dakort për këtë lidhje sepse ai është rritur në jetimore dhe se është 10 vite më i ri se ajo. Emanuela është në pritje të ëmbël, por jetën po ia vështirësojnë problemet ekonomike.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri të dashuroheshe me të?

Semi: Ngrohtësia, sjellja, përkushtimi.

Ardit Gjebrea: E do?

Semi: Shumë.

Shikoni videon: