Vjosa Osmani në “ABC”: Ju tregoj historinë e xhaxhait të nënës sime në Shqipëri

Shpërndaje

Gjatë intervistës në “ABC” Vjosa Osmani, presidente në detyrë e Kosovës u ndal edhe në një aspekt personal duke rrëfyer historinë e xhaxhait të nënës së saj dhe komunikimin në kohën e komunizmit. Ajo tha se nëse nuk do të jetë e mundur për të shkuar sot te va*rri i tij, do të vijë një tjetër herë shumë shpejt së bashku me familjen.

Pjesë nga intervista

Vjosa, ju keni kërkuar që të vizitoni në Shqipëri, va*rrin e xhaxhait tuaj?

Xhaxhait të nënës. Do të jetë vizitë e familjes, nuk di nëse do të realizohet në aspektin protokollar. Nëse jo do të vijmë prapë me familjen së shpejti.

Ka një va*rr ai?

Po. Po.

Është gjetur?

Po.

Ku është va*rrosur?

Kemi informata të ndryshme. Që familja e xhaxhait të nënës dhe vëllait tjetër që ishte në Kosovë për shkak të kufirit të hekurt që ju e përmendët për më shumë se dy dekada nuk kanë pasur kontakte, mendoj se kanë pasur kontakte të tjera me letra por jo me takime, pasi u larguan barrierat filluan kontaktet.

Por kjo nuk do të thotë se përkundër këtyre bllokimeve që ne nuk i vazhdojmë komunikimet dhe mbi të gjitha mësimet, që sikur e thash në Kuvend, gjenerata dhe breza të tërë, që pavarësisht regjimeve është detyra jonë ti luftojmë dhe të konsolidojmë demokracinë.

db/Abcnews.al