Vjosa Osmani pranon urimet për festat e fundvitit nga presidenti Donald Trump

Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani njofton se ka pranuar urimet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për festat e fundvitit.

Osmani me anë të një shkrimi në Twitter, duke i uruar Presidentit Trump festat e fundvitit, ka thënë se, viti 2021 mund të jetë një pikë kthese pozitive me të cilat përballen shoqëritë tona.

“Faleminderit për urimet e festave, zt. president Donald Trump. I uroj të gjithë popullit amerikan Krishtlindje dhe Vit të Ri të shëndetshëm, të begatë dhe të gëzueshëm. Viti 2021 mund të jetë një pikë kthese pozitive në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen shoqëritë tona”, ka shkruar Osmani.