Vjosa Osmani rikthehet në zyrë pas shërimit nga COVID-19

Shpërndaje

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani  ka njoftuar se është  shëruar nga COVID-19 pas dy javësh izolimi.

U.d e Presidentes përmes një video mesazhi ka thënë se i është rikthyer zyrës së saj dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

“ Të dashur qytetarë të Kosovës, jam kthyer në zyre pas një izolimi dy javor për shkak të virusit COVID-19. Kam bërë thirrjë gjithnjë e tash pas eksperiencës sime dhe të familjës time, ju lus sërish që të bëni kujdes të shtuar  dhe të vazhdueshëm. Ne ishim me fat ta luftojmë me sukses por ky nuk është fati i  të gjithë qytetarëve tanë.0 COVID-19 ka lënë shumë fmailjë pa të dashurit e tyre. Bashkë-ndjejë me ata që  janë goditur me së shumti, i inkruajojë ata që janë në vijë e par të fundit dhe nderojë ata që  nuk janë më në mesin tonë”, tha ajo.

Osmani tutje ka shtuar  se ky fundvit duhet të shërbej si reflektim i të gjithëve dhe të “ jemi falenderues për njerëzit në jetët tona”.

“ Ky fundvit të na shërbjë për të reflektuar  se çfarë çmojmë më  së shumti në jetë çfarë na bashkon  dhe çfarë na jep motiv të dalim triumfues. Të vlersojmë dhe të jemi falenderues për njerëzit që janë në jetët tona e mënyra më e mirë këtë është duke mbajtur distancë duke pastruar duart dhe duke mbajtur maska”, tha U.d e Presidentit, Vjosa Osmani.

Osmani ishte infektuar me COVID-19 më 17 nëntor.