Von Cramon i kërkon BE-së liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për Kosovën

Shpërndaje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar nga BE-ja që të mbajë fjalën lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke komentuar raportin për Kosovën në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, Von Cramon ka thënë që “qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Schengen pa viza”.

“Kjo çështje është në Këshillin e BE-së për dy vjet tani. Njerëzit në Kosovë, janë të frustruar me të drejtë, prandaj kërkoj nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të japë një sinjal dhe të japë dritën e gjelbër lidhur me këtë vendim sa më shpejt që është e mundur”.

“Kjo ka të bëjë me mbajtjen e premtimit tonë në rajon”, ka thënë Cramon gjatë fjalimit.