Vuçiqi pret në takim Listën Serbe në Beograd, nuk dihet arsyeja

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbajë sot një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, në Pallatin e Serbisë.

Kështu ka njoftuar Presidenca serbe, teksa ka bërë të ditur se në takim do të marrin pjesë gjithashtu drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Më pas, bëhet e ditur tutje, pas takimit përfaqësuesit do të deklarohen për medie.

Nuk është bërë i ditur motivi i takimit.