Zaev: Në vitin 1943 nuk ramë në gjumë si bullgarë dhe u zgjuam si maqedonas

Shpërndaje

Ne reagojmë hapur ndaj deklaratave që vijnë nga Bullgaria tha kryeministri Zaev në lidhje me reagimin e Krasimir Karakaçanov, Zv/kryeministrit të Bullgarisë.

“Në ’43 qytetarët maqedonas nuk ranë në gjumë si bullgarë dhe në mëngjes të zgjohën si maqedonas” – deklaroi Zaev.

Kjo pas reagimit të Karakaçanov i cili ka thënë se çdonjëri që ka lexuar dy fjalë histori e di që nuk ekziston identitet i ndarë maqedonas nga ai bullgar.

“Ju nuk mund të kafshoni dorën që ju mbështet dhe që ju shtrihet me një vullnet të mirë vëllazëror, në një kuptim të drejtpërdrejtë. Vëllazërisht, sepse ne jemi një popull dhe flasim të njëjtën gjuhë. Çfarëdo që ata të më thonë dhe të shpjegojnë në lidhje me identitetin, i cili ishte shumë i lashtë, çdo person normal që ka lexuar më shumë se pesë faqe të historisë në lidhje me Maqedoninë e di se një identitet i tillë, maqedonas, i ndarë nga bullgarishtja, nuk ekzistonte para vitit 1944”, Karakaçanov.