Zaevi për ngjarjet e 24 dhjetorit: Liria dhe demokracia nuk kanë çmim

Shpërndaje

Liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Para tetë viteve, në ditën e sotme ishte sulmuar demokracia jonë, deputetët dhe Kuvendi nën goditje të represionit të regjimit, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev me rastin e ngjarjeve në Kuvend më 24 dhjetor të vitit 2012, të njohur si “e hëna e zezë”.

“24 dhjetori, e hëna e zezë është një kujtim për fytyrën e vërtetë të matricës së dhu*nshme të regjimit të VMRO-DPMNE-së. Një marrëdhënie e këtillë kulmoi vite më vonë, më 27 prill, me hyrjen e dhu*nshme në shtëpinë ligjdhënëse dhe tentimin për vr*asjen e deputetëve, gazetarëve dhe të punësuarve në Kuvend”, publikoi Zaevi.

Shton se sot, tetë vite më vonë shumë punë kanë ndryshuar në atdheun tonë dhe se Kuvendi sot është një shtëpi ku mbretëron debati, e jo dhu*na.

“Jetojmë në liri. Gazetarët lirisht dhe në mënyrë të pavarur raportojnë, deputetët lirisht punojnë, pa frikë për sulme dhe dëbime të dhu*nshme. Rendi, drejtësia dhe disiplina janë vlera të reja”, thekson Zaevi.

Në publikimin e tij shton se sot, kur jetojmë në liri, në demokraci dhe barazi dërgojmë mesazh, datat si 24 dhjetori të mbesin në vetëdijen kolektive, të përkujtojnë në të gabuarën.

“Asnjëherë të mos harrohet e hëna e zezë dhe të mos përsëritet. Regjim – kurrë më!”, ka shkruar kryeministri Zaevi në Fesjbuk.