Zaharieva: Nuk duam fjalë por vepra, ne nuk kemi vendosur veto

Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, sot në konferencën për shtyp pas takimit me Vllado Buçkovskin, ka deklaruar se Bullgaria kërkon vepra dhe jo vetëm fjalë.

Ata sipas Zaharievës, janë të gatshëm për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e mosbesimit dhe kështu, dy vendet të bëhen anëtare të vërteta të familjes evropiane.

“I vazhdojmë bisedimet për gjetjen e një zgjidhje për çështjet e ngelura bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe gjetjen e daljes për rrugën e Maqedonisë drejt kornizës negociuese për anëtarësimin e saj në BE. Kjo gjë gabimisht po quhet veto, sepse bëhet fjalë për mosmiratim të kornizës negociuese. Ne jemi në një fazë delikate të marrdhënieve tona”, tha Zaharieva

Ajo thotë se Bullgaria nuk ka vendosur veto sepse dje në Këshillin ministror të BE-së, aspak nuk është biseduar për zgjerim.

“Pozita bullgare është e qartë, kërkon garanca për kërkesat e saja: përmbushjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e saj, deklarimin se nuk ka pretendime për pakicë maqedonase dhe përdorimin e gjuhës sipas marrëveshjes nga viti 2017. Kjo nuk është në kornizën negociuese dhe Bullgaria nuk mund ta mbështetë”, thotë Zaharieva.