Zaharieva: Për 10 vite 88.450 maqedonas kanë marrë shtetësi bullgare

Shpërndaje

“Në dhjetë vitet e kaluara 88.450 maqedonas kanë marrë nënshtetësi bullgare në bazë të prejardhjes së tyre. Ata janë nënshtetas bullgar dhe evropian. Ato kanë të drejtë në vepërcaktim”. Kështu ka thënë numri një I diplomacisë Bullgare, Ekaterina Zaharieva për gazetën gjermane Ëelt. Në intervistën me titull “Sikur në Berlin të festohej dita e vdekjes së Hitlerit”, Zaharieva ka akuzuar se Maqedonia e Veriut e politizon çështjen e komisionit të përbashkët të historisë, e bllokon zhvillimin e Korridorit 8 dhe investimet bullgare në vend, gënjen se Bullgaria ia mohon identitetin dhe gjuhëh. Duke bërë thirrje që të qetësohen emocionet me dy vendet dhe të zhvillohet debat konstruktiv, Zaharieva thotë se nuk e ka të qartë se si në Maqedoninë e Veriut mund të festohet 40 vjetori i vdekjes së diktatorit të “errët” Tito.

Në pyetjen e gazetarit se a është e saktë që Bullgaria këmbëngul në qëndrimin se gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes, Zaharieva tha se tema më e vështirë janë akuzat e pasakta që dëgjohen shpesh.

Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë

“Pajtohem me zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov se çdo komb ka të drejtë për vetpërcaktim. Por nuk pajtohem me pretendimin se ne ua mohojmë atë të drejtë. Kjo nuk është e saktë. Kuptohet se tingëllon tmerrshëm nëse një vend i mohon të drejtën e vetpërcaktimin cilitdo vend tjetër. Por, e kundërta është e saktë. Në dhjetë vitet e kaluara 88.450 maqedonas kanë marrë nënshtetësi bullgare në bazë të prejardhjes së tyre. Ata janë nënshtetas bullgar dhe evropian. Ato kanë të drejtë në vepërcaktim. Por, çdokush që sot në Maqedoninë e Veriut definohet si qytetar me rrënjë bullgare është I diskriminuar. Rreth dy javë më parë, disa grupe publikuan të dhënat dhe adresat e këtyre njerëzve, në disa raste madje i kërcënonin se do t’i varin”.