Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

Shpërndaje

Në ditëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova është zbuluar shtatorja e tij në qendrën e Istogut. Atë e zbuloi vajza e tij Teuta Rugova, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i Istogut Haki Rugova.

Skulptor i shtatores së Rugovës ishte Gëzim Muriqi. Ndërkaq, Haki Rugova në fjalën e tij ka thënë se është një ditë tepër e rëndësishme e tij që ka arritur ta bëjnë zbulimin e shtatores së tij dhe Kompleksin Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

“Ta dinin një gjë. Kjo është bërë me taksat e Istogut, pra këto taksa kanë qenë burimet e financimit. Prandaj, falënderimi kryesor është për qytetarët e Istogut”.