Zgjedhjet lokale: Dalja deri në ora 9, në Shtip 2.94%, në Pllasnicë 7.37%

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror Zgjedhor doli me informacionet e para rreth zgjedhjeve lokale në Shtip dhe Pllasnicë.

Deri në ora 9 dalja në zgjedhje në Shtip është 2.94%. Në Shtip deri në ora 9 kanë votuar 1.227 votues nga gjithsej 41.777 persona me të drejtë vote.

Ndërkaq, në Pllasnicë deri në ora 9 dalja në zgjedhje është 7.37%. Në Pllasnicë të drejtë vote kanë 4.954 qytetarë, ndërsa deri në ora 9 kanë votur 365 qytetarë.

Deri më tani nuk ka të paraqitur parregullsi në procesin zgjedhor.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19.00.