Zv.ministri Sulejmani mer pjesë në shënimin e 10 vjetorit të funksionimit të Qendrës për Konservim në Gostivar

Shpërndaje

Në ceremoninë që u mbajt para ndërtesës ku është i vendosur ky institucion, fjal rasti pati zëvendës ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili premtoi mbështetje të mëtejme për aktivitetet e këtij institucioni.

Postimi i plote:

Kisha nderin dhe kënaqësinë, që sot, të jem i ftuar në shënimin e 10 vjetorit të funksionimit të Qendrës për Konservim në Gostivar. Kërkimet arkeologjike kërkojnë punë dhe përkushtim të vazhdueshëm, ndërsa kjo qendër e ka dëshmuar se e kryen punën e saj me përsosmëri.

Projektet që ka realizuar kjo qendër janë mahnitëse dhe për tu përgëzuar. Gjithashtu, Qendra për Konservim është në proces e sipër të projektit “Harta dixhitale arkeologjike e Gostivarit”, ky projekt do mundësoj që secili qytetar të ketë qasje digjitale në lokalitetet arkeologjike në Gostivar dhe zonën përreth.

Është shumë me rëndësi që gjeneratave të reja të ju tregojmë pjesë dhe fakte nga e kaluara, prandaj, funksionimi i kësaj qendre është urë lidhëse e kaluarës dhe e tashmës. Qendrës për Konservim i uroj edhe shume jubile të tjera.

Suksese!