Zv.ministri Sulejmani takon aktorin turk, Oktay Kaynarca

Shpërndaje

Zv.ministri Sulejmani në vizitën e tij në Turqi takon aktorin, Oktay Kaynarca i i njhur në serialin “Kurtlar Vadisi”, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Bisedë e këndshme me aktorin Oktay Kaynarca ( i njohur me personazhin, Çakir) në serialin “Kurtlar Vadisi”, Bahadır Özdener skenarist, Yunus Emre Yıldırımer aktor dhe Onur Tan regjisor. Eksperiencat, emocionet, sfidat me të cilat përballen aktorët dhe kasti i produksionit gjatë xhirimeve ishin pjesë e bisedës tonë.

Aktualisht, serialet dhe dramat televizive turke kanë një auditor shumëmilionësh në Lindjen e Mesme, në Ballkan dhe në Amerikën e Jugut. Kjo, falë aktorëve, skenaristëve, regjisorëve, producentëve të mrekullueshëm që ka ky vend. Kinematografia turke jo vetëm që financiarisht i ndihmon sferës së artit, por edhe ekonomisë turke me të ardhura financiare.

Padyshim, kinematografia turke është në kulmin e saj.