Zv.ministri Sulejmani vizitë në Turqi, takon homolgun e tij zv.ministrin Demircan

Shpërndaje

Gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, takova zv.Ministrin e Kulturës dhe Turizmit z. Ahmet Misbah Demircan. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, si një urë lidhëse për forcimin e raporteve mes vendeve. Bashkërisht vlerësuam fort bashkëpunimin e deritanishëm në sferën e kulturës, bashkëpunim ky, që i jep fryte punës sonë së përbashkët.

Maqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë gëzojnë një raport të shkëlqyer në sferën e Kulturës. Falë avancimit dhe bashkëpunimit insitucional. Të dyja vendet jemi të interesuara të thellojmë bashkëpunimin tonë ndërkulturor në shumë sfera të ndryshme.

z.Ahmet Misbah Demircan i jam mirënjohës dhe e falenderova për gadishmërinë e treguar. Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Republikës së Turqisë do vazhdojnë punën e përbashkët dhe do thellojmë bashkëpunimin dhe partneritetin në sferën e kulturës.
Mirënjohje Turqisë mike për bashkëpunimin e treguar ndër vite!