​Tërmet tjetër në Kroaci

Shpërndaje

Një tërmet me fuqi 3.5 shkallës sipas Rihter u regjistrua sonte me epiqendrën gjashtë kilometra në perëndim të Petrinjes.

Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik Kroat regjistruan tërmetin në orën 19:00, raporton Index.hr.

Zona e epiqendrës Petrinje është goditur nga 374 tërmete që nga 28 dhjetori, sipas të dhënave paraprake të botuara sot nga Departamenti i Gjeofizikës në Fakultetin e Shkencave në Zagreb.

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=935340