Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bënë homazhe për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Shpërndaje

Kryetari Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani bënë homazhe në vendlindjen e vëllezërve Gërvalla në Dubovik tek memoriali dhe vizituan shtëpinë muze, njofton ALBAZONE MEDIA.

Njoftimi i plotë:

Sot pas 39 vitesh së vr*asjes së veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shqiptarët ecin ende në kërkesat dhe përpjekjet e tyre. Në përvjetorin e rënies së tyre, kandidati për kryeministër, kryetari Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani bënë homazhe në vendlindjen e vëllezërve Gërvalla në Dubovik tek memoriali dhe vizituan shtëpinë muze.

Ata u pritën nga bija e veprimtarit, aktivistit, intelektualit e artistit Jusuf Gërvalla, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e LV, Donika Gërvalla.