“Albin Kurti presidenti i parë i Shqipërisë së Madhe”, Alfred Cako hedh “bombën” e radhës

Shpërndaje

Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako hodhi bombën e radhës ditën e sotme në Rrethin Katror duke thënë se brenda 10 vitesh mund të ndodhë një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se Albin Kurti do të jetë presidenti i parë i Shqipërisë së Madhe.

Ai thekson se Iluminati e ka lënë mënjanë për momentin Kurtin që mos të marrë pjesë në zgjedhje, por do të futet në lojë më pas.

“Albini është lënë nga Iluminati pasi të shkëmbehen territoret me dhunë dhe kjo i intereson Iluminatit që të ndërpritet marrëdhënia e autostradës Beograd- Selanik. Ose me luftë ose me diplomaci do të ndodhë. Ata po e ruajnë brenda 10-vjeçarit do të ketë një bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë. Albin Kurti do të jetë presidenti i parë i Shqipërisë së Madhe”, tha Cako.

Ai tha gjithashtu se Lytfi Haziri, do të jetë kryeministri i ri i Kosovës dhe se me shumë mundësi Ramush Haradinaj do të bëhet president.

“Iluminati që e rimori pushtetin pas largimit të Trump u përpoq të rregullonte marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë. Iluminati po i rikthehet skemës së parë, mund të bëhet ose me destabilizim ose me marrëveshje. Albini është larguar në marrëveshje nga Iluminati, ai vetë e pranon atë, ai po përpiqet që Vetëvendosja të mos i kalojë mandatet. LDK do të jetë tek 28 mandate , Haradinaj 13-15. Albin nuk do të behet kryeministër. Nuk do ta ndajë sepse nuk ka qenë pro shkëmbimit. Nuk është Avdullah Hoti sepse e tradhtoi Iluminatin dhe njeriu kryesor i tij është Lytfi Haziri, është kryetar komune dhe ai do të behet kryeministër. President mund të bëhet Haradinaj. Ai do të vazhdojë të kërcënohet sepse ka disa letra të hapura në Hagë, Vlora Citaku mund të behet një president sepse është më e besuar nga Iluminati”, tha Cako./TCH/