Babai vr et të birin në Prishtinë, përcillet sot në banesën e fundit Albert Krasniqi

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vr asjen në Prishtinë të biznesmenit Albert Krasniqi. Autoritetet njoftuan se për këtë ngjarje është është arrestuar personi i dyshuar për vr asje, ndërsa u konfiskua edhe një ar më që dyshohet të jetë përdorur.

Por policia, e cila u njoftua rreth orës 17 të ditës së djeshme për ngjarjen në rrugën “Ndue Perlleshi”, thotë se hetimet vazhdojnë. Gjatë së mërkurës u raportua se biznesmeni Skënder Krasniqi vr au të birin Albert Krasniqi dhe më pas ka njoftuar policinë për aktin.

Organi i hetimit tha se prokurori i Kri meve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konsideruar rastin si ‘Vr asje e rëndë’. Edhe prokuroria tha se është ndaluar një i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Sipas zëdhënëses së Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, po bashkëpunohet me Policinë për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”.

Albert Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun për përfshirjen në industrinë e muzikës si dhe për martesën e tij me ish-miss Kosovën, Besa Gashi, me të cilën para disa ditësh ishte ndarë. Çifti ka një vajzë. Familja e të ndjerit njoftoi se va rrimi i Albert Krasniqit bëhet sot në orën 15:00.