Dorëhiqet qeveria holandeze/ I hoqën ndihmat financiare fëmijëve

Shpërndaje

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte njoftoi dorëheqjen e qeverisë së tij të premten, duke pranuar përgjegjësinë për mashtrim me ndihmat sociale për fëmijët duke u detyruar t’i kthejnë paratë.
Dorëheqja sjell një paqëndrueshmëri politike në një kohë kur vendi lufton me pandeminë e koronavirusit. Mijëra prindër u detyruan të paguanin shuma të mëdha parash dhe të përfundonin të shkatërruar financiarisht.

Zotri Rutte tha se ai ia kishte dorëzuar dorëheqjen mbretit Willem-Alexander. Kabineti do të qëndrojë në detyrë për të menaxhuar krizën e koronavirusit tani për tani, ndërsa zgjedhjet duhet të mbahen në 17 Mars.

Një hetim zbuloi se rreth 10 mijë familje ishin detyruar të paguanin dhjetëra mijëra euro subvencione, që në disa raste çuan në papunësi, falimentime dhe divorc. Shumë ekspertë thonë se kjo është “padrejtësi e paparë”. Shumë nga familjet u vunë në shënjestër bazuar në origjinën e tyre etnike ose kombësinë e dyfishtë, tha zyra e taksave vitin e kaluar./VOA