“Ejani se e vr.ava djalin”, kështu e denoncoi babai vr.asjen e Albert Krasniqit

Shpërndaje

Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vr*arë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vr*asjes është babai i tij.

Babai i tij tashmë i arrestuar i është konfiskuar ar*ma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Reporteri ka mësuar se babai, pasi dyshohet se kishte qëlluar të birin, kishte thirrur Policinë dhe i ishte drejtuar me fjalët “e vr*ava djalin”.

Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vr*asje të ndodhur në rrugen “Ndue Perlleshi” në Prishtinë

Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një ar*më që dyshohet të jetë ar*ma e perdorur në rast.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”.