Haradinaj: Të bëhemi një për Kosovën, si President do jem roja i vendit. Ta nisim nga 14 shkurti

Shpërndaje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar bashkim partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haradinaj ka deklaruar se shumë prej qytetarëve në Kosovë janë të zhgënjyer me politikën, por ende qëndron ëndrra europiane dhe për një vend të zhvilluar e të fortë.

Ai garanton se si President i Kosovës në rast se zgjidhet do të jetë roja i vendit dhe shpreson që më 14 shkurt të jetë një nisje e re.

“Unë e kam kërkuar besimin tuaj që të jem president i vendit. E nëse zgjidhem President do të jem roja i Kosovës, i Kosovës së pavarur, i Kosovës, i Kosovës që është shtëpia jonë.

Kërkoj të jemi të bashkuar për Kosovën tonë. Ta fuqizojmë Kosovën tonë. Le të jetë 14 shkurti një nisje e re ’’- Haradinaj.